'Katërshja' nuk merret vesh, Ahmeti dhe Thaçi veçmë kanë lënë mbledhjen!

TË FUNDIT

Takimi mes katër liderëve të partive politike dhe ekipeve të tyre, në prezencë të eurokomisarit Han nuk përfundoi me sukses. Merret vesh se ka pasur ngecje për të gjitha çështjet, e sidomos për përbërjen e re të qeverisë.

Takimin veçmë e kanë lëshuar liderët e partive shqiptare, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi me ekipet e tyre. Lideri i BDI, Ali Ahmeti, në deklaratë pas takimit theksoi se nga të gjitha këto bisedime të gjata ka gjëra që janë afruar, por ka edhe disa, sipas tij, dallime te vogla. “Do të vazhdojnë grupet e punës për t’i përmbyllur të gjitha dallimet që ekzistojnë. Sigurisht që ka dallime ne lidhje me kompetencat, ligjin për qeverinë, ministrat. Sigurisht se është duke u biseduar se si do te afrohen dallimet. Komuniteti ndërkombëtar është i interesuar dhe është mjaft aktiv në përmbylljen e këtij problemi”, tha Ahmeti pas takimit.

Lideri i PDSH pas lëshimit të takimit nuk u prononcua për mediat.

Në takim akoma mbeten delegacionet e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, së bashku me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë.