Katër vjet pa epilog, sot në sheshin “Skenderbeu”, protestojnë për ngjarjet në “Lagjen e Trimave”!

TË FUNDIT

Katër vjet pa epilog, në sheshin “Skenderbeu”, protestojnë për ngjarjet në “Lagjen e Trimave”!

Katër vjet pas ngjarjeve në Kumanovë në “Lagjen e Trimave”, dhe ende nuk ka një epilog për këtë ngjarje. Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” nga muaji shkurt i viti 2016 në Gjykatën penale është zhvilluar seancë gjyqësore kundër 29 personave të cilët akuzohen për vepra të bëra penale “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”. 29 të akuzuarit për rastin e Kumanovës para Gjykatës u deklaruan se nuk ndihen fajtorë.

Sot më 9 maj me fillim në ora 13:00 Shoqata e të burgosurve politik do të mbajë protestë në sheshin “Skenderbeu”, të Shkupit me moton “Kundër standardeve të dyfishta dhe kundër diskriminimit dhe ndarjes së shqiptarëve”.

Organizatorë të kësaj proteste janë “Shoqata e të burgosurve politik” dhe “Këshilli i familjeve të burgosur me dënime të rënda të grupit të Kumanovës”.

Protesta do të filloi në ora 13:00 nga sheshi “Skenderbeu” dhe do të vazhdojë deri tek Gjykata.