Katër raste të reja me virusin korona në Prilep, një në Krushevë

TË FUNDIT

Në territorin e komunës së Prilepit sot janë regjistruar katër raste të reja të infektuar me virusin korona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 është 38, informojnë nga vetëqeverisja lokale.

Nga Qendra e Shëndetit publik në Prilep konfirmuan se një rast i ri, i treti me radhë, është regjistruar edhe në komunën e Krushevës.

Në Repartin Infektiv të Spitalit të Prilepit “Borka Taleski” gjenden katër persona, të gjithë me pasqyrë të mesme klinike. Dje në orët e pasdites, në Klinikën Infektive në Shkup është transportuar një pacient më i moshuar, te i cili ishte konstatuar pasqyrë më e rëndë klinike.

Ndryshe, në spitalin e Prilepit në izolim gjenden tre pacientë. Për dy prej tyre priten rezultate nga mostra që është marr , ndërsa për pacientin e tretë është në fazën e përpuninimit.