Kështu u premtua se do të duket sheshi i Tetovës nëse në krye të komunës vjen Bilall Kasami.
Kështu duket sheshi për momentin.
Kaloi thuajse gjysma e mandatit të kryetarit e këtu nuk ka nisur ndonjë punë.
Qytetarët thonë se kjo nuk i ngjan një sheshi, gjersa rikujtojnë se premtime pas pasur çdo herë, por nuk i ka mbajtur askush.
“Premtimet janë të shumta por punët janë të pakta duhet që të rregullohet, ama kush ta rregullon.
-A mendoni se do mbajnë premtimin?
-Nuk e di, pa mos u realizuar s’mund të them gjë, premtimet janë të shumta por punët janë të pakta.”
“Më parë ka qenë me shatërvanë dhe sende, por nuk ngjanë kështu por tash çka të them.”
“Duhet të rregullohet, ai që duhet ta rregullojë le t’ju jep edhe përgjigje.”
Kryetra i Tetovës shprehet se realizimi do të nisë shumë shpejt.
“Kemi bërë një përzgjedhje të dy grupeve të studentëve gjithashtu kemi përcaktuar edhe zgjidhjen se si do të duket edhe shumë shpejt duhet të nisë realizmi. Edhe për atë projekt kemi të siguruar financimin që flasin për rregullimin e sipërfaqes së sheshit. Por të njëjtën kohë javën tjetër do të vijnë edhe arkitektët nga Turqia që kemi angazhuar edhe për zgjidhjen afatgjatë të sheshit ku parashihet nënkalim, sheshi të zgjerohet nga sheshi aktual deri para pallatit të kulturës dhe të kemi edhe parkim nëntokësorë në qytet dhe aty punohet për projektin themelor. Në të njëjtën kohë edhe arkitekti nga Turqia ka qenë me disa investitorë për ta parë se si ta realizojmë të njëjtën”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.
Sheshi i Tetovës dikur ka qenë me shatërvan, por ai u largua gjatë vitit 2008 dhe nga ajo kohë e deri më tani, sheshi ka mbetur vetëm një hapësirë e gjerë me pllaka begatoni.
