Lideri i Lëvizjes Besa dhe kandidat për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami pasi realizoi të drejtën e votimit deklaroi se kjo ditë është një mundësi që tetovarët të vendosin për të ardhmen e ndritur të tyre dhe evropiane, që sipas tij, i ka munguar tetovarëve gjatë 8 viteve të kaluara.
“Sot, ashtu siç është një ditë me diell unë shpresoj se edhe të ardhmen e tetovarëve do ta bëjmë të ndritur dhe të ardhmen evropiane të munguar në 8 vitet e kaluara”, tha Kasami, transmeton TV21.
