Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherësh kandidat për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami së bashku me këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e tij organizuan debat publik me temë “Arsim cilësor, mundësi e barabartë për të gjithë”.
“Bilall Kasami do të angazhohet për pavarësi të plotë dhe depolitizim të skajshëm të institucioneve të arsimit të mesëm dhe fillor duke pasur prioritet rritjen e cilësisë, instalimin e praktikave pozitive të BE-së. Prioritet do të jetë tërheqja e fondeve të BE, arsim inkluziv pa dallime, salla sporti për të gjitha shkollat fillore, pishinë olimpike për nevojat e shkollave të qytetit, zhvillimin e sporteve të ndryshme dhe zhvillimin e sporteve dimërore”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.
