Kryetari i ri i komunës së Tetovës Bilall Kasami gjatë ditës së djeshme i ka ndërprerë të gjitha projektet që kanë qenë në fazën e realizimit nga ana e Komunës së Tetovës.
“Ky projekt si edhe shumë projekte të tjera janë duke u shqyrtuar nga na e komunës së Tetovës, qëllimi është të shihet nëse ka lëshime gjatë kryerjes së punëve.”
Qytetarët që takuam thonë se presin që sa më parë të përfundojnë punët në këto rrugë, ndërsa disa të tjerë thonë se tash më edhe janë mësuar me rrugë të dëmtuara.
“I kanë ndërprerë se ata i kanë vjedhë paratë, edhe ky ku të marre tash t’i bëjë menjëherë rrugët. Do behët katastrofë, në gjithë Tetovën është katastrofë çka ka bo Teuta. Çka të foli tjetër? I prishëm makinat të gjithë. Sot kamë dhënë 200 euro për veturën që ma prishi kjo rrugë.”
“Duhet të rregullohen sa më shpejtë që qarkullimi të jetë sa ma normal për automobilat.”
“Normal se duhet të punohet të rregullohet, por them se ne jemi mësuar kështu”
Në rrugë takuam edhe përfaqësues të komunës së Tetovës, të cilët ishin duke i parë punimet në terren. Gjatë ditës së sotme dërguam pyetje deri tek komuna e Tetovës, se për sa projekte behët fjalë, sa është vlera e tyre, në cilën fazë kanë qenë këto projekte dhe nëse tek ndonjë nga këto projekte është bërë edhe pranim dorëzimi. Por deri në përmbyllje të këtij edicioni informativ nga ana e komunës së Tetovës nuk morëm asnjë përgjigje.
