Opozita e Bashkuar VLEN tashmë ka vendosur se kush do të jenë bartësit e listave nëpër njësitë zgjedhore. Deputeti Halil Snopçe, në Click Plus, tha se kanë marrëveshje xhentëlmenësh dhe se për momentin ka dilema vetëm në NJZ 5.
“Për listat zgjedhore, ne kemi një marrëveshje xhentelemesh mes 4 partive opozitare dhe jemi marrë vesh me ndarjen e përqindjave. Prej cdo partie do ketë nga një bartës në njësite zgejdhore ku shqiptarët nxjerrin deputetë. Në NJZ 6 ose do të jetë i Besës Bilal Kasami ose i Ash-së, në 1 më duket se është Izet Mexhiti, dhe në 2 Afrim Gashi. Në 5? Aty nuk kemi përcaktuar, sipas gjitha gjasave do t’i takojë Ash-së”, tha Halil Snopçe – deputet i ASH-së.
E kur i erdhi radha ministrit Bekteshi të tregojë për bartësit e BDI-së, ai nisi t’i tregon bartësit e opozitës.
“Me që jam ministër ekonomia, do t’ia tregoj unë kandidatët e opozitës, për shkak se u rrjedhin informacione. Bartës në 5 do të jetë Bekim Pocesta, në 6 Bilall Kasami, në 2 do të jetë Halil Snopce, në 4 ose 5 do të jetë Bekim Qoku, Do të ketë Izet Mexhiti, numër dy të jetë Bujare Abazi, numër 3 Bekim Sali. Në zonën 2, numër 1 do të jetë Afrim Gashi, numër 2 do të jetë Shaqiri”, pohoi Kreshink Bekteshi –BDI.
Si duket në BDI ende ka dilema për bartësit, pasi sic mëson TV21 brenda integristëve ende po bëhen analiza se si të shkojnë në zgjedhje, vet apo bashkë me Aleancën për shqiptarët e Ziadin Selës, me PDE-në e Arjanit Hoxhës dhe Lëvizjen Populli të Skender Rexhepit-Zejdit. Madje sipas burimeve këtij koalicioni mund t’i bashkëngjitet edhe Adnan Ismaili.
Eventualisht nëse vendoset të shkohet bashkë me BDI-në në zgjedhje, burime për TV21 thonë se është diskutuar që Ziadin Sela të jetë bartës listë në NJZ 5, ndërsa deputetja Ilire Dauti të jetë e treta në listë në NJZ 6. Por në këtë rast mbetet dilemë se si do të pozicionohej Ramiz Merko, kryetari aktual i Strugës.
Gjithashtu në këtë garë, për bartës liste në NJZ 5 insiston të jetë edhe Musa Xhaferi.
Ndërkohë, sipas burimit të njëjtë, bartës liste në njësinë e 1 zgjedhore ambicie ka shprehur Blerim Bexheti, pornë BDI për këtë zonë është përmendur edhe emri i Talat Xhaferit.
Nëse partitë e lartpërmendura vendosin që të shkojnë bashkë në zgjedhje, te zona 2 ka spekulime që në lista mund të jenë edhe Skender Rexhepi Zejdi dhe Adnan Ismaili. Në zonën dy thuhet se interes ka shprehur edhe Bastri Bajrami nga PDE, ndërsa kryetar i kësaj partie Arjanit Hoxha është diskutuar që të garojë në NJZ 6.
