Kasami kërkon më shumë kompetenca! Penov e mbështet, por thotë se kjo varet nga partitë politike

TË FUNDIT

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami vlerëson se komunat duhet të kenë më shumë pushtet dhe kompetenca, e kjo sipas tij bëhet përmes decentralizimit për të mirën e qytetarëve. Por ai është skeptik pasi siç thotë, gjithçka po politizohet.

 “Fatkeqësisht me gjithçka edhe për gjithçka bëhet politik, në këtë rast unë vlerësoj se procesi i decentralizimit nuk ka as kufi politik edhe as kufi etnik, por është në interes të të gjithë qytetarëve që pushteti të jetë sa më afër qytetarëve  që decentralizimi nënkupton  që sa më shumë pushtet të marrin komunat dhe ai pushtet të jetë në shërbim të qytetarëve ”, pohoi Bilall Kasami – kryetar i komunës Tetovës.

Edhe ministri i vetëqeverisjes lokale vlerëson se Tetova dhe disa komuna më të mëdha duhet të kenë më shumë kompetenca, por thotë se kjo varet nga vullneti i partive politike.

 “Në këto procese punohet edhe kërkohet moment kur do ketë vullnet politik që një sistem i tillë të kalojë edhe në kuvend. Në anën tjetër është e saktë se komunës së Tetovës edhe komunave tjera më të mëdha do të duhet tu jepet më shumë mundësi dhe më shumë hapësirë që të funksionojnë të pavarura, por ka edhe komuna të tjera që këto kompetenca të vogla që i kanë nuk mund t’i inplementojnë siç duhet. Në procedimin e decentralizimit është duke u punuar, kuvendi është i bllokuar  dhe nuk është reale që të hapim një debat të këtillë në këto moment”, tha Risto Penvo – ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Nga komuna e Tetovës kërkojnë që komunave tu jepen më shumë mjete financiare nëpërmjet decentralizimit fiskal dhe më shumë kompetencë në procesuimin e urbanizmit.