Kasami jo koalicionit parazgjedhor me VMRO-në/ Ndryshimet kushtetuese mund të bëhen edhe pas zgjedhjeve

TË FUNDIT

Lëvizja Besa nuk do të bëj koalicion parazgjedhor me VMRO DPMNE, pasi siç tha lideri i kësaj partie Bilall Kasami, koalicioni me LSDM-në ishte një gabim të cilin nuk duan ta përsërisin. Sipas Kasamit, Qeveria po lufton vetëm për të kënaqur interesat e klaneve të BDI-së dhe integrimeve.

“Jo, ne bëmë një gabim të këtillë në koalicionin në 2020 ku ishin në një koalicion me LSDM-në duke besuar në prioritete që i kishim të përbashkëta për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, por fatkeqësisht u bindëm shumë shpejtë se diçka është para zgjedhjeve dhe diçka tjetër pas zgjedhjeve. Vazhduan avazet e vjetra e Bashkimi Demokratik për Integrim në interes të grupeve edhe klaneve që në zhvillimet e fundit po shihet edhe brenda partisë politike. Shihet se prioritet në shtet janë zgjedhja e problemeve të këtyre klaneve.”- deklaroi Bilall Kasami- kryetar Lëvizjes Besa.
Kasami mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe pas tyre të bëhen ndryshimet kushtetuese.
“Ndryshimet kushtetuese mund të bëhen edhe pas zgjedhjeve, se është me e drejtë karshi qytetarëve, që ¬çdo parti politike të dalë me ofertë konkrete, si e mendon zgjidhjen e problemit të kontekstit me Bullgarinë edhe si e mendon përshpejtimin e procesit euro integrues dhe nëse kjo kërkohet që të ndodhë para zgjedhjeve ne jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë.”
Për Kasamin Besa si prioritet do të ketë që të hiqet 20% për shqiptarët në Kushtetutë pasi sipas tij kjo metodë e numrave është përdorur vetëm për hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore.