Kasami: Janë blerë telefona Samsung dhe iPhone me vlerë 1000€ me buxhet të komunës

TË FUNDIT

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në ClicPlus në TV21 tha se pushteti i kaluar lokal në këtë Komunë ka nënshkruar kontrata pasi që puna për një çështje të caktuar është nënshkruar.

“”E di ku është absurdi më i madh, që 20 telefona nga 1000 euro t’i shpërndajë menaxhmenti paraprak për ata dhe familjarët e tyre. Sot komuna 20 telefona nga një mijë euro nuk e di ku janë. Për këtë është bërë padia, është dorëzuar padia. Telefona Samsung dhe Iphone që janë së paku 1000 euro një”, deklaroi mes tjerash Kasami.