Kasami e mban fjalën, dërgon të dhëna për punësimet/ 67 të punësuar në komunë përmes agjencisë

TË FUNDIT

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami mbrëmë në Click Plus nuk pati përgjigje për atë se sa punësime janë bërë përmes agjencisë, por tha se për këtë do të përgjigjet gjatë ditës së sotme.

“Ne përmes agjencisë, do ta publikojmë si numër nga dalja nga emisionit, nesër do ta dërgoj si mesazh dhe do ta kesh.
Po e thoni publikisht, por a është më shumë se 100 a më pak se 100?
Jo, ata që janë të punësuar përmes agjencisë janë më pak se 100 .
E ata që janë me vendime gjatë qeverisjes suaj sa janë zotëri kryetar ?
Po e them edhe njëherë ka, prej agjencisë janë më pak se 100, ata punojnë në komunë por angazhimi është konformë ligjit.”- deklaroi Bilall Kasami – kryetar i Tetovës.

Kasami e mbajti fjalën. Sot në redaksinë e TV21 e dërgoi numrin e të punësuarve. Numri i personave të punësuar përmes agjencive në komunën e Tetovës me vendim të përkohshëm është 67, ndërkaq i të punsuarve me vendim të përhershëm është 344.

“Në bazë të sistematizimit të administratës së komunës së Tetovës me vendime të përhershme në kohë të pacaktuar gjithësej janë 344 të punësuar, kurse me vendime të përkohshme janë të angazhuar 67 persona të cilët janë të punësuar përmes agjensionit privat për punësim”- thonë nga Komuna e Tetovës.

Kasami tha se numri i të punësuarve lëviz, sepse siç shtoi, ka njerëz vazhdimisht që shkojnë e vijnë varësisht nga nevojat e komunës.