Kasami: Do të vazhdojmë me investimet në Tetovë dhe rrugën e Banjës

TË FUNDIT

Kandidati i VLEN-it për Tetovën, Bilall Kasami, ka vijuar aktivitetet për raundin e dytë të zgjedhjeve, duke inspektuar rrugën e Banjës së bashku me këshilltarët komunalë dhe duke premtuar investime të reja për qytetarët që e duan natyrën.

“Në këtë zonë do të vazhdojmë investimet, duke përfshirë ndërtimin e urës së paraparë, si dhe vazhdimin e shtegut për këmbësorët dhe biçiklistët përgjatë lumit, në mënyrë që kjo pjesë të jetë në shfrytëzim të qytetarëve të Tetovës. Me këto investime synojmë të përmirësojmë kushtet e jetesës në qytet, jo vetëm duke ndërtuar rrugë, shkolla e kanalizime, por edhe duke krijuar hapësira të reja për ata që e duan natyrën”, tha Kasami.