Kandidati i VLEN për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka premtuar ndërtimin e Sahat Kullës, pranë Xhamisë së Sahatit në Tetovë, përcjell TV21. Kasami thotë se gjithashtu planifikohet ndërtimi i një biblioteke.
“Një prej projekteve më të rëndësishme është ndërtimi i Sahat Kullës, këtu, në këtë lokacion, pranë xhamisë së Sahatit. Aty ku ka qenë Sahat Kulla e parë para disa shekujsh. Kështu Tetovës i rikthejmë identitetin e vet origjinal dhe e shtojmë një tjetër atraksion turistik ne qytetin tonë të pasur. Përveç kësaj, ndërtojmë edhe bibliotekë dhe leximore moderne në qytet të pajisur me literaturë bashkëkohore, si hapësira ku të rinjtë mund të mësojnë dhe të zhvillohen. Themelojmë qendrën kulturore komunale, themelojmë manifestime të reja kulturore dhe artistike, përkrahim krijuesit e rinj”, tha mes tjerash Kasami.