Kasami dhe Mexhiti me nënshkrime të lidhura! VLEN drejt kongresit të parë më 9 maj

TË FUNDIT

Koalicioni VLEN po finalizon përgatitjet për kongresin e parë partiak, i cili do të mbahet më 9 maj, me pjesëmarrjen e rreth 850 delegatëve – përcjell TV21.


Nga ky koalicion njoftojnë se pas kongresit, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti do të udhëheqin partinë si dy kryetarë, me nënshkrim të përbashkët dhe kompetenca të barabarta. Vendimmarrja, siç sqarojnë nga VLEN, do të bëhet në mënyrë konsensuale brenda kryesisë së ngushtë, pa të drejtë vetoje, çka nënkupton se një individ nuk mund të bllokojë proceset nëse shumica është në një linjë.


Kryesia e ngushtë do të përbëhet nga dy kryetarët, dy nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm. Në këto funksione janë paraparë Mimoza Musa dhe Bekim Qoku si nënkryetarë, ndërsa Bekim Sali si sekretar i përgjithshëm.


Nga VLEN gjithashtu paralajmëruan se përfaqësimi në parti do të jetë në nivelin 20 për qind./TV21