Kasami akuzon shoqatën “Space” për pornografi/ Nga shoqata thonë se ndjehen të shokuar nga deklarata e kryetarit

TË FUNDIT

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami nuk e vazhdon bashkëpunimin me qendrën e të rinjve “Kultural Space”.  Sipas Kasamit përpos ankesave që kanë ardhur nga një peticion i nënshkruar nga banorët, tha se ka dyshime edhe aktivitete pornografike.

 “Të rinjtë në moshën 18 vjeçare ku realisht bëhen aktivitete që janë apo duhet të jenë mbi moshën 18 vjeçare, edhe një pjesë e atyre aktiviteteve kanë qenë të prezantuara edhe në publik nga vetë shoqata  por ankesa të këtilla kam edhe unë personalisht nga prindër në shkollë fillore dhe jo të mesme.

Çfarë aktivitete?

“Aktivitete pornografike.”- deklaroi Bilall Kasami – kryetra i komunës.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi I shoqatës “Kultural Space”. Sipas tyre kjo që tha kryetari i komunës është shpifje.

“Kryetari në detyrë i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në press konferencën e sotme, përveç shpifjeve dhe qasjeve të gabuara të zakonshme për komunitetin, hapësirën tonë, dhe të rinjtë që kanë krijuar, mirëmbajtur dhe frekuentuar atë për 4 vjet, sot pa kurrfarë turpi, publikisht na akuzoi për organizim të “aktivitete pronografike” në hapësirat tona. Ne jemi të shokuar nga kjo deklaratë thellësisht fyese, në veçanti që ajo vjen nga hapësirat e komunës së qytetit, tempulli i cili do të duhej të ishte ndihma e parë në përmirësimin e kushteve dhe ofertës për qytetarët dhe të rinjtë.” – tha Muhamer Mustafa – shoqata “ Kultural Space”

Ndryshe Komuna e Tetovës është duke kthyer të gjithë hapësirat që i takojnë asaj dhe që nuk kanë asnjë marrëveshje për shfrytëzimin e tyre. Nga Shoqata “Kultural Space” akuzojnë se komuna po i largon ata pa të drejtë.