Partitë jashtëparlamentare po i intensifikojnë aktivitet partiake në të gjitha njësitë zgjedhore me qëllim që ta promovojnë programin e tyre para qytetarëve. Lideri i Konceptit Maqedonas, Petar Bogojeski, bashkë me bartësen në NJ.Z 2, Snezhana Kostadinoska-Millosheska, i vizituan fabrikat prodhuese të Çik-ut në Kumanovë.
“Masa e vetme që mund të ndihmojë në rritjen e përqindjes së efikasitetit dhe produktivitetit në të gjitha degët e industrisë në Maqedoni është ulja e orarit të punës në mënyrë graduale, duke filluar së pari me 7, dhe në fund të ulet në 6 orë pune”, u shpreh Petar Bogojeski nga “Koncepti Maqedonas”.
Lideri i Integras, Lupço Ristovski, nga Velesi u premtoi qytetarëve kthimin e unitetit kombëtar maqedonas.
“Vizioni ynë politik, përqendrimi themelor është në rikthimin e unitetit kombëtar maqedonas dhe futjen e interesit strategjik kombëtar maqedonas në fqinjësi dhe në mbarë botën”, theksoi Lupço Ristovski nga Integra, Partia Konservatore e Maqedonisë.
Në fjalimin e saj, Mirjana Najçevska nga “Partia Jote”, tha se Maqedonia është një vend i varfër i cili nuk ka nevojë për aq deputetë dhe ministri sa ka për momentin.
“Asgjë nuk do të ndryshojë derisa zyrtarët dhe politikanët nuk fillojnë të jetojnë jetën e qytetarëve të zakontë. Le të fillojmë me atë që të shkojnë në punë me të njëjtët autobusë dhe trenat si qytetarët”, deklaroi Mirjana Najçevska nga Partia Jote.
Nga “E Majta” premtojnë se në Parlament do të luftojnë për të drejtat e punëtorëve. Në Kërçovë, bartësja në Njësinë Zgjedhore 5, Jovana Mojsoska, premtoi se do të vendosë parime të reja në Parlament.
