Karnavalet Ilire në sheshin e Tetovës! Tradita e vjetër që tregon ardhjen e pranverës

TË FUNDIT

 Për herë të parë karnavalet ilire zbritën në qytetin e Tetovës. Kultura e vjetër pagane ilire, traditat e vjetra të malësisë së Tetovës,  tregojnë se si e kanë pritur ditën e verës dhe kalimin e dimrit.  Pastaj tradita se si është marr nusja. Këngët edhe vallet shqiptare u performuan nga nxënësit shkollës së mesme të mjekësisë.  Organizatori Neshat Memedi thotë se qëllimi është që të ruhet  tradita dhe kultura ilire.

“Drejtpërdrejtë tregojnë atë lashtësinë tonë. Nëpërmjet këtyre maskave, fillon me 25 dhjetor, se aty fillon të zgjatët dita edhe deri më 14 mars deri më së voni me 21 mars, dhe aty e ka qëllimin se është një lajmërim se vjen pranvera. Aty e ka edhe qëllimin kryesor, është pjellshmëria, toka lëvrohet natyra gjelbëron pemët mugullojnë, ka të bëjë me ripërtëritjen e jetës.”

Në përkrahje të këtij karnavali  ishte edhe komuna e Tetovës, ndërsa kryetari i komunës Bilall Kasami tha se gjithnjë do t’i përkrahë aktivitetet e këtilla.

“Komuna përkrahë ­çdo aktivitet kulturorë, manifestim që kanë të bëjnë me trashëgiminë tonë dhe të kaluarën tonë, dhe përkundër situatës që gjendemi ne arritëm të organizohemi dhe e përkrahim  këtë manifestim që tregon të kaluarën tonë trashëgiminë tonë  edhe besoj se gjatë viteve tjera do kemi një qasje më serioze, një përgatitje më të mirë për të gjithë manifestimet kulturore, por veçanërisht ata që tregojnë të kaluarën tonë  të lavdishme  si shqiptarë në këto troje etnike në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Karnavalet e këtilla janë organizuar çdo vit në malësinë e Tetovës deri në vitin 1980, më pas sistemi i atëhershëm e shihte si një  manifestim nacionalist edhe e ndaloi, por  viteve të fundit ka filluar të organizohet përsëri..