Përveç konfirmimit për test negativ PCR të bërë 72 orë para udhëtimit, për të gjithë ata të cilët deri më 22 shkurt do të arrijnë në Greqi në cilën do mënyrë dhe nga cili do vend, detyrimisht është karantinë shtatëditore në shtëpi, në pajtim me vendimin ministror nga ministritë kompetente dhe vendimet e Agjencisë për aviacion civil, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nëse vizitorët qëndrojnë në Greqi më pak se shtatë ditë, atëherë izolimi shtëpiak do të zgjasë për tërë periudhën, ndërsa ata janë në vend, deri në largimin e tyre.
Vendimi përfshin vendet e Bashkimit Evropian, dhe paralelisht, testet e shpejta do të kryhen për disa pasagjerë në përputhje me procesin e planifikuar sipas të dhënave të futura në formën e veçantë (Passenger Locator Form) për udhëtimin në Greqi.
Ekzistojnë rregulla të veçanta për të gjithë udhëtarët nga Britania e Madhe, gjegjësisht test i shpejtë i detyrueshme pas arritjes, ndërsa pas skadimit të karantinës shtatë ditore, do të jetë e nevojshme të bëni një test PCR.
