Karakaçanov publikoi hartë, pjesë e Bullgarisë është një pjesë e Shqipërisë, RMV-së, Greqisë dhe Serbisë

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov ka uruar 8 Marsin me hartë që e bëjnë pjesë të Bullgarisë një pjesë të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Serbisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, duke publikuar fotografi shkruan: Traditë, familje, vlera, Bullgaria para se gjithash”.

Për këtë kanë reaguar kreu shtetëror në vend.

Nga Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski për TV21 deklarojnë se kjo është shkelje e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që u nënshkrua mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Paraqesin haptazi shkelje e marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe e cënojnë besimin mes të dy shteteve dhe popullsive”, thuhet mes të tjerash në reagim.

Ndërkaq kryeministri Zoran Zaev ka refuzuar të komentojë, pasi vlerëson se publikimi i Karakaçanovit është fushatë parazgjedhore.

“Nuk e kam për qëllim të bëhen pjesë e folklorit zgjedhor”, tha Krye

Ka komentuar edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Edhe ai ka quajtur këtë si “folkor parazgjedhor”, meqë në Bullgari në prill mbahen zgjedhjet parlamentare./TV21