Karakaçanov i kërkon eshtrat e Goce Dellçevit, Pendarovski e krahasoi Kiril Petkovin me Nellson Mandellën

TË FUNDIT

Më 4 shkurt ka lindur në Kukush, ndërsa më 4 maj të vitit 1903 humbi jetën. Për vdekjen e tij ka transmetuar edhe Nju Jork Tajms. Kjo është gazeta në të cilën sipas raporteve të korrespodentit nga Sofja, shkruan: “Spiuni grek dorëzoi te turqit udhëheqshin maqedonas Dellçev”. Pas 150 vjetëve nga lindja e tij, nuk është harruar por ende shkakton përçarje. Festohet ndaras, edhe në Maqedoni edhe në Bullgari. Të dy vendet e konsiderojnë si hero të tyre.

Nënkryetari i Komisionit të përzier për çështje historike dhe arsimore, Dragi Gjorgiev thotë se komisioni nuk ka asnjë rol në sjelljen e vendimit për festim të përbashkët, duke theksuar se vendimi është politik.

“Këtë gjest politik unë e shoh si vullnet të mirë, vullnet politik të të dyja vendeve për ta relaksuar atmosferën politike në lidhje me temat më të nxehta”.

Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov tha se Goce Dellçev është pjesë përbërëse e historisë sonë të përbashkët me qytetarët nga Maqedonia e Veriut.

“Ai është një nga simbolet e luftës për liri dhe ideologji të lëvizjes çlirimtare revolucionare maqedonase-odrinase. Ai është një nga figurat që i bën krenarë të dy popujt”.

Retorika e këtillë nga ana e Bullgarisë filloi me formimin e Qeverisë së re. Këtë sot e përshëndeti edhe Presidenti ynë, Stevo Pendarovski, i cili tha se më parë ka pasur ofendime në bazë ditore ndaj popullit dhe kombit.

“T’ju them sinqerisht, prej asaj që po e dëgjoj nga Petkovi gjatë javëve të fundit pasi u bë kryeministër, duket sikur të flasë Nelson Mandela”.

Ceremonia në Bullgari u mbajt në Bllagoevgrad, qytet në të cilin është varrosur familja e Goce Dellçevit. Lideri i VMRO-së së atjeshme, kërkoi që negociatat mes të dyja vendeve të ndërpriten për dy vite, kurse eshtrat e heroit të kthehen në Bullgari.

“Nëse zyrtarët në Shkup nuk e respektojnë kujtimin e Goce Dellçevit, atëherë le t’i kthejnë eshtrat në shtëpinë e bullgarëve të Maqedonisë – në Sofje! Bullgaria e do prijësin dhe do ta respektojnë në mënyrë adekuate!”, tha Krasimir Karakaçanov, kryetar i VMRO-së në Bullgari.

Në “Kopshtin e Borisit” në Sofje, lule vendosi edhe u.d. ambasadori i RMV-së në Bullgari, Vlladimir Kërstevski.