“Bullgaria është shtet që çdoherë e ka ndihmuar Maqedoninë. Ne të parët i njohëm, i ndihmuam financiarisht, i ndihmuam edhe ushtarakisht gjatë embargos jugosllave. Presim raport kolegial, por morëm lojëra prapa skenave”, theksoi zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov në një intervistë për BNT.
Ai sërish theksoi se Shkupi duhet të respektojë marrëveshjen për fqinjësi së mirë.
