Kapo: Ndikimi rus në Shqipëri është më i vogël, krahasuar me vendet e tjera të rajonit

TË FUNDIT

Drejtoresha e “Faktoje” në Shqipëri, Klodiana Kapo, e ftuar në një lidhje direkte në emisionin Click Plus në TV21, tha se në Shqipëri dezinformatat kanë qenët të fokusuara kryesisht në 4 pika kryesore, që janë edhe aktuale edhe sot. Kapo tha se ndikimi rus është edhe në Shqipëri, por krahasuar me vendet e tjera të rajonit është më i vogël.
“Dezinformat në Shqipëri kanë qenë të fokusuara nga 4 pika kryesore. E para është lufta Rusi-Ukrainë, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe tensionet mes tyre. Një pike tjetër ka qenë edhe Ballkani i Hapur dhe ajo më e rëndësishmja është ajo e Iranit. Ajo që duhet të dihet është se ndikimi rus në Shqipëri është më i vogël krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Më shumë është luftë për klikime sesa propagandë ruse e pastër në Shqipëri.”- tha tha Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje- Shqipëri.