Kapen 40 emigrantë në rrugën rajonale Shtip – Radovish

TË FUNDIT

Dje më 13 qershor 2019 në rrugën rajonale Shtip – Radovish, ndryshe e quajtur si “kilometri i 6”,  policia ka ndaluar një kamion mallrash drejtuar nga 46 vjeçari Z.P nga fshati Petrovec i Shkupit, me të cilën gjatë kontrollit janë gjetur 40 emigrantë, 26 nga Pakistani, 4 nga Egjipti dhe 10 nga Siria mes tyre 12 të mitur. 46 vjeçari me inicialet Z.P i cili ka drejtuar kamionin e mallrave “Mercedes” me targa të Shkupit është ndaluar nga policia.