-Nuk mundesh të kalosh, ta shtymë këtë pak me andej.
-Kjo nuk është e frenuar ta shtymë, është në shpejtësi.
-Jo kjo nuk mundët e frenuar është.
-Nuk ka asnjë këtu, kemi kontrolluar.
-Ju lutem makinën e kuqe, ose do të thërrasim merimangën.
Ky kamion nuk po mund të kalojë për disa minuta për shkak makinave që janë parkuar vend e pa vend e që çdo ditë e vështirësojnë lëvizjen e makinave
Kjo gjendje është kështu tash e sa kohë në këtë parking që gjendet afër Kuvendit dhe tek ish ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
“Ky kaos i vërtet i parkingut është prapa Kuvendit dhe tek ish Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, kështu çdo ditë qytetarët po përballen me mos pasjen e parkingjeve”, raporton gazetari i TV21, Afrim Jonuzi.
Por jo vetëm kaq ky lokacion ndonëse është në mes të Qendrës së Shkupit dhe vetëm disa metra larg Kuvendit, është përplot me gropa dhe mbeturinë.
Këtu afër gjendet edhe Televizioni 21 ku pothuajse çdo ditë të pranishëm janë ministra, deputetë, kryetar komunash por autoritetet komunale nuk e kanë parë të arsyeshme që kjo të rregullohet.
Përveç kësaj edhe gjatë natës në këtë vend nuk ka as ndriçim.
