Interesim i lartë për tu vaksinuar në Poliklinikën e Çairit.
Turma të mëdha të qytetarëve prisnin radhën për imunizim. Të qytetarët u shkaktua nervozizëm, pasi thonë se stafi mjeksor kishte dalur në pauzë, ndërsa ata po prisnin me orë në korridor.
“Të gjitha katër dyert i shëtita pa lidhje, këtu nënshkrim aty nënshkrim sikur kush e di çfarë. A në pauzë janë tani? Lidhje nuk kam se ku janë. Hyni dhe shihni nëpër zyra. Ju që sa po prisni? Nga ora 15 në 11 jemi këtu. A ende nuk ju kanë pranuar? Jo”.
“Një orë po presim. Nuk ka askush këtu, hyri i lëshoi dy pacient dhe iku. A ju thanë ndonjë gjë? Jo asgje nuk na thanë, vetëm prisni”.
Prapa kamerave stafi mjekësor na tha se kanë punuar pa ndërprerje që nga ora 8 e mëngjesit, mirëpo kishte rënë sistemi andaj ishte krijuar tollovi. Po të njëjtit nuk deshën të deklarohen për TV21, e as të na tregojnë se si po rrjedh procesi i imunizimit.
Në mesin e turmës u panë edhe disa fëmijë, të cilët të shoqëruar nga prindërit kishin ardhur për tu vaksinuar. Kjo ngaqë prej sot ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12 deri në moshën 18 vjeçare.
“Ekipi i TV21 ndodhet në Punktin për vaksinim, pranë Poliklinikës së Çairit, për të parë se si po vijon imunizimi i fëmijëve me vaksinën Pfizer”, raporton gazetarja, Almedina Ismajli.
Kjo zonjë kishte sjellë të dy fëmijët e saj për t’i vaksinuar, ngaqë siç thotë dëshiron t’i mbrojë nga virusi Corona, sidomos nga shtatori kur të nisë shkolla.
“Po sot kam ardhur që ta marr vaksinën. Më trego kush ta mbushi mendjen, a doje vetë apo prindërit? Sinqerisht, desha vetë sepse kështu do të mbrohemi nga korona”, tha Branka Bajram, nxënëse.
“Unë vetë desha të vijë të vaksinohem, që të mbrohem, edhe pak do të nisë shkolla dhe me 30 veta në klasë, nuk ka kuptim të mos vaksinohemi, më mirë të mbrohemi”, tha Dardan Mehmeti, nxënës.
Përndryshe deri në ora 14, janë vaksinuar rreth 30 fëmijë në këtë poliklinikë, ndërkaq ka një javë që nëpër poliklinikat e Shkupit ka nisur imunizimi anti-covid pa termine.
