Kanye West pjesë e sfilatës së “Balenciaga”

TË FUNDIT

Kanye West është shfaqur në sfilatën e Balenciagas pranverë/verë 2023 gjatë javës së modës në Paris.

Vetë pista në të cilën sfiloi dukej si një hapësirë me baltë deri në kyçin e këmbës.

Katër fëmijët e tij, North, Saint, Chicago, Psalm ishin të pranishëm për të brohoritur për të atin, e pranë tyre edhe Kylie Jenner.

Personazhe të tjera ishin Doja Cat dhe ylli i ‘Euphoria’ Alexa Demie.

Sfondi plotë baltë për prezantim u projektua nga artisti konceptual Santiago Sierra.

Në mesin e atyre që i reaguan sfilatës së reperit të njohur, ishte stilistja legjendare Betsey Johnson.

Ajo tha se u ndjeu emocion kur pa reperin të sfilonte.

“Pas gjithë betejave, edhe unë jam emocional”, tha Ye./21Media

error: Content is protected !!