Kandidati i Besës: Në Likovë punësohesh vetëm nëse je BDI

TË FUNDIT

Kritika të shumta për nepotizëm në komunën e Likovës në debatin parazgjedhor në TV21.

Tre kandidatë që po garojnë për të parin e kësaj komunë, kanë dërguar kritika deri te kryetari aktual i cili garon edhe për një mandat nga radhët e BDI-së, Erkan Arifi se ka realizuar punësime në baza familjare dhe partiake.

Kandidati i Lëvizjes Besa, Luan Ramadani tha se në Likovë mund të punësohesh vetëm nëse je simpatizantë i Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Fenomeni i nepotizmit në komunën tonë është një dukuri e madhe. Këtë nuk mund ta mohon askush. Tash nuk mund të nxjerr akuza përderisa nuk kemi fakte… Unë kam informacion se u është kontratë e punës personave të caktuar për në fshatin Hotël edhe pse nuk kanë pasur diplomën. Kjo ka ndodh vetëm për arsye partiake”, tha Ramadani.

Debatin për Likovën mund ta ndiqni në linkun më poshtë: