Kancelari gjerman, Merz propozon “anëtarësim të asociuar” në BE për Ukrainën

TË FUNDIT

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka propozuar që Ukraina të marrë statusin e “anëtares së asociuar” në Bashkimin Evropian si hap kalimtar drejt anëtarësimit të plotë, gjë që sipas tij mund të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës.

Sipas propozimit, përfaqësuesit ukrainas do të mund të marrin pjesë në samitet dhe takimet ministrore të Bashkimit Evropian, por pa të drejtë vote.

Friedrich Merz vlerëson se një model i tillë mund të lehtësojë negociatat aktuale për paqe dhe të paraqesë garanci sigurie për Ukrainën në luftën me Russia.

Kancelari gjerman propozoi gjithashtu një obligim politik që vendet anëtare të BE-së të zbatojnë klauzolën e ndihmës së ndërsjellë ndaj Ukraine, gjë që sipas tij do të kontribuonte në sigurinë e gjithë Evropës.

Ukraina aktualisht ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por përfaqësues evropianë vlerësojnë se anëtarësimi i plotë në vitet e ardhshme është pak i mundshëm për shkak të procesit të gjatë të reformave dhe nevojës për ratifikim nga të gjitha 27 shtetet anëtare.

Propozimi i Friedrich Merz parashikon edhe mundësinë që përfaqësuesit ukrainas të marrin pjesë në punën e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, por pa të drejtë vendimmarrjeje.

Kancelari gjerman paralajmëroi se për këtë iniciativë do të diskutojë me liderët evropianë.