Kancelari austriak Sebastian Kurc paralajmëroi sot testim masiv të qytetarëve pas “mbylljes” së dytë, që do të hyjë në fuqi të martën.
Kurc për ORF deklaroi se testimi masiv do të zbatohet para Krishtlindjeve, ngjashëm si ai në Sllovaki, pasi ajo masë ka qenë e suksesshme.
Në Austri, të punësuarit në sistemin arsimor fillimisht do të testohen që shkollat sërish të mund në mënyrë të sigurtë t’i hapin dyert më 7 dhjetor.
Në hapin e ardhshëm, Kurc dëshiron antigjen-teste masive që të sigurohet festimi i sigurtë i Krishtlindjeve.
