Kancelari austriak infektohet me koronavirus

TË FUNDIT

Kancelari austriak, Karl Nehammer ka rezultuar pozitivë me koronavirus, pavarësisht se i kishte marrë 3 dozat e vaksinës kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kancelari përmes një postimi në ”Twitter”. ku ka treguar se aktualisht, ai është i izoluar në shtëpi.

”Infeksioni u transmetua nëpërmjet një anëtari të ekipit tim të sigurisë. Nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar”, shkroi Nehammer në Twitter.

Kancelari 49-vjeçar ishte vaksinuar me të treja dozat dhe deri më tani nuk i është shfaqur asnjë simptomë.

Ai po i drejton punët e vendit me anë të telefonit dhe videokonferencave dhe nuk do të marrë pjesë në angazhime publike gjatë ditëve në vijim.

Gruaja dhe fëmijët e Nehammer kanë rezultuar negativë./21Media