Kanada: Në Kuebek 120 shkolla paraqitën raste të koronavirusit

TË FUNDIT

Vetëm disa ditë pas hapjes, pothuajse në 50 shkolla të provincës kanadeze Kuebek ishin paraqitur raste me Covid-19, ndërsa katër ditë më vonë trefish u rrit numri  i shkollave në të cilat janë regjistruar të infektuar me koronavirus.

Sipas gazetës kanadeze La Pres, gjtihsej 120 shkolla kanë paraqitur  raste me Kovid-19.

Nga ky numër, rastet e paraqitura në 50 shkolla  po verifikohen, sepse informatat “nuk ishin transmetuar në pajtim me rregullat e konfirmuara”.

Megjithatë 70 shkolla fillore dhe të mesme  në mbarë provincën kanë së paku  një rast të konfirmuar të koronavirusit.

Numri i të infektuarve po rritet në të gjithë Kanadanë.

Mjekja kryesore kanadeze për Shëndet publik, Tereza Tam, thotë se rritja e përhershme e ngadaltë e numrit të njerëzve të cilët kanë test pozitiv për Kovid-19 është arsye për brengë.

Gjithsej, 3.955 njerëz ishin pozitivë  të testit përreth Kanadasë javën e fundit, ndërsa 28 persona kanë vdekur  nga pasojat e Kovid-19.

Nëse krahasohet me 3.044 teste pozitive dhe 44 raste të vdekjes nga java e kaluar,  shënohet rritje prej 25 për qind e rasteve të reja vetëm për një javë.