Kanada mbyll hapësirën ajërore për avionët rus

TË FUNDIT

Hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë, sipas ministrit kanadez të Transportit, Omar Alghabra.

“Hyn në fuqi menjëherë, hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë. Ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për sulmet e saj të paprovokuara kundër Ukrainës”,  tha Alghabra të dielën në mëngjes.

Kanadaja i bashkohet një numri vendesh evropiane , duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Francën, që kanë njoftuar se do të mbyllin hapësirën e saj ajrore për avionët dhe linjat ajrore ruse në përgjigje të pushtimit të Ukrainës./21Media