Manchester City edhe sivjet është kampion në Angli, përcjell TV21. City sot shënoi fitore 3:1 ndaj West Ham Unitedit, ku për 1:0 shënoi Phil Foden që në minutën e dytë. E golin e dytë e shënoi sërish lojtari më i mirë i Premier Leagues për edicionin aktual, Phil Foden. Më pas erdhi goli nga West Hami, ku në minutën e 63-të shënoi Mohammed Kudus. Ndërkaq golin e fitores bindëse për City-n e shënoi Rodri në minutën e 59-të. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Pep Guardiola ka shënuar histori duke u shpallur kampion për herë të katërt radhazi në Angli.
