Organizata humanitare “Kalliri i Mirësisë” ka vazhduar aktivitet për shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet me nevojë. Sot pako ushqimore janë ndarë nga Dega e Kërçovës.
“Sot u shpërndanë pako me produkte ushqimore dhe higjienike, pako me nga 10 kg. këmbë pule, nga 10 kg. patate dhe 5kg.miell për familjet me jetimë dhe atyre me status të rrezikuar social në të gjithë territorrin e qytetit të Kërçovës si dhe fshatërat Baçisht, LIapkindoll dhe Trapçindoll duke dërguar deri në çdo familje. Vlen të theksohet se përveç anëtarëve dhe aktivistëve të organizatës sonë ka qenë shpërndarja e pakove në koordinim me bashkësitë lokale dhe imamët e fshatrave, me qëllimin e vetëm që mos mbesi asnjë familje në nevojë pa përfshirë me pakot ushqimore në këtë kohë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e “Kallirit të Mirësisë”.
Nga atje kanë njoftuar në ditët në vijim do të vazhdojmë me shpërndarjen në çdo familje ku do të paraqitet nevoja, ndërkaq nevojtarët mund të paraqiten në numrin: 070615233.
