Të punësuarit në Njësitin për krim të dhunshëm në kuadër të SPB Shkup, M.S., A.D., L.I., V.T., N.M. dhe N.Q. kanë kryer vepër penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.
“Në periudhë nga 18 dhjetori vitin e kaluar deri më 21 shkurt këtë vit, ata kanë përgatitur shënime zyrtare dhe urdhra për punë më të gjatë se orari i plotë në të cilat kanë përshkruar orë i denoncuari i parë, edhe pse e kanë ditur se nuk ka qenë i pranishëm gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare në rastet në të cilat kanë qenë të angazhuar dhe në këtë mënyrë e kanë dëmtuar buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në kumtesë.
Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe hetime profesionale në kuadër të MPB-së shtroi kallëzim penal kundër të punësuarve
