Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Dellçevës, dyshohet se favorizoi kompani me oferta 12 herë më të ulëta

TË FUNDIT

Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Dellçevës, G.T. 54-vjeç, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Sipas njoftimit, ai gjatë viteve 2023-2024 ka lidhur dy kontrata për prokurime publike me një operator ekonomik nga Koçani, secila në vlerë prej 236 mijë denarësh.

Hetimet tregojnë se për 7 produkte janë ofruar çmime jorealisht të ulëta, deri në 12 herë më të lira se ofertat e tjera. Megjithatë, i dyshuari nuk ka kërkuar sqarime shtesë, por ka tejkaluar kompetencat duke favorizuar kompaninë në fjalë për të fituar kontratat. Me këto veprime, sipas MPB-së, ai i ka mundësuar përfitim material subjektit juridik nga Koçani.