Kallëzim penal kundër dibranit i cili në vend se në izolim është vozitur me automjet

TË FUNDIT

Është ngritur padi penale ndaj një banori 61 vjeçar të Dibrës i cili në vend se të jetë në izolim është vozitur me automjet.

Sipas Stefan Dimoskit, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme, padia penale kundër R.D (61) është ngrit për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.

“Gjatë kontrollit të kryer në ditën e parë të këtij muaji, zyrtarët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Dibër, gjetën personin e lajmëruar në automjetin e tij dhe arritën në përfundimin se ai nuk i përmbahet vendimit për trajtim dhe 14 ditëve të izolimit në shtëpi, të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar”, deklaroi Dimoski.

Ai shton se me atë, personi në fjalë ka vepruar në kundërshtim me rregulloret për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Dimoski gjithashtu informoi se sipas të dhënave statistikore të DPB- Dibër, në 24 orët e fundit janë lëshuar tre kundërvajtje për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse. Zyrtarët e policisë të këtij departamenti i cili mbulon komunën e Qendrës Zhupës me aktivitetin e saj lëshuan shtatëdhjetë kundërvajtje këtë muaj.