Kaledonia e Re të dielën voton për pavarësi nga Franca

TË FUNDIT

Kaledonia e Re, 18.000 kilometra nga Parisi, e cila të dielën voton për pavarësi nga Franca, është një nga zonat e pakta në botë që është kursyer nga pandemia Kovid-19 dhe banorët e së cilës jetojnë normalisht. Referendumi të dielën  do të mbahet pa maskë.

Kaledonasit do të vendosin të dielën nëse duan apo jo të mbesin pjesë e Francës.

Referendumi i parë i pavarësisë u mbajt më 4 nëntor të vitit 2018, ndërsa në të fituan  kundërshtarët e pavarësisë me 56,7 për qind të votave.

Nga 270,000 njerëz në Kaledoni të Re, deri më tani  janë raportuar vetëm 27 raste me koronavirus  dhe të gjithë janë importuara. Karantina në këtë zonë zgjati më shkurt, nga 24 mars deri më 20 prill.

I vetmi territor tjetër që u kursye plotësisht nga infektimi është territori francez përtej detit, Valis dhe Futuna, gjithashtu në Oqeanin Paqësor.

Kaledonia e Re u bë territor francez në vitin 1853 dhe fillimisht ishte një koloni penale. Që nga ajo kohë, pavarësia ka qenë qëllimi i banorëve autoktonë të Kanakut, të cilët përbëjnë rreth 40 për qind të popullsisë.

Kaledonia e Re ka të drejtë në tre referendume për pavarësi sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1998. Referendumi i ardhshëm do të jetë në vitin 2022.