“Kajmaku” është filmi më i ri i Millço Mançevskit i cili do të incizohet nga fillimi i korrikut. Filmi është kritikë e pamëshirshme e hipokrizisë. Komedi e zezë për dy familje që janë të sjellshme në fillim, ndërsa të lumtura në fund të filmit. Një pjesë e ekipit të aktorëve janë Sara Klimovska, Ana Stojanovska, Aleksandër Mikiq, Dejan Liliq, Sashka Dimitrovska dhe të tjerë.
“Nuk e di, titulli erdhi vetë. Në njërën anë është i drejtpërdrejtë për shkak se shpesh gjatë filmit shohim kajmak, për shkak se Violetka shet kajmak në treg, ndërsa Karamba çdo ditë blen nga ajo dhe andaj e qorton gruaja e tij. Dhe kuptohet të gjithë simbolikat që dalin nga kajmaku si kremi më i mirë dhe si çështje që është në fakt më e bukura”, tha Mançevski.
“Kajmaku” është ko-produksion evropian i mbështetur nga Agjencia e filmit të RMV si dhe nga fondet e filmave të Danimarkës, Holandës, Kroacisë dhe Bullgarisë. Maqedonia merr pjesë me 48% të mjeteve financiare, ndërsa 52% vijnë nga vendet e huaja. NLB banka është një prej mbështetësit nga vendi.
“Incizojmë në më shumë lokacione në Shkup dhe kemi dy fshatra nga rrethina. Por, heroi kryesor përveç këtyre 6 personave, është edhe qyteti”, tha producenti Jane Qortoshev.
Filmi i fundit i Mançevskit “Shega” e përjetoi premierën në Festivalin e filmit në Romë, ndërsa më pas u shfaq edhe në 30 festivale të tjera ndërkombëtare dhe fitoi 5 çmime. Akademia evropiane e filmit e vendosi në përzgjedhjen më të ngushtë të filmave për çmim në vitin 2020, ndërsa ishte edhe film kandidat për Oskar.
