Sipas një studimi konsumatorët e kafes jetojnë më gjasë sesa ato që nuk konsumojnë fare kafe.
Studiuesit gjurmuan 171 mijë britanikë dhe zbuluan se ato që pijnë kafe kanë 1/3 më pak gjasa të vdesin të rinj.
Një pedagoge nga Universiteti Mjekësor Jugor i Kinës tha:
“Studimi ynë zbuloi se të rriturit që pinin sasi të moderuara të kafes me sheqer çdo ditë, kishin rreth 30% më pak shanse të vdisnin nga cilido lloj shkaku sesa ato që nuk pinin kafe.
Konsumatorët e kafes u përballën me një rrezik më të ulët për tu prekur nga kanceri ose sëmundjet e zemrës.
Edhe versionet e kafes së bluar, të çastit apo dekafeinato ishin të lidhura me një rrezik më të ulët vdekjes.
