Kadri Veseli: Jam tërësisht i pafajshëm

TË FUNDIT

Kadri Veseli, një ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është paraqitur për herë të parë para gjykatësit dhe prokurorëve të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Pasi Veseli konfirmoi se e ka pranuar aktakuzën e datës 4 nëntor 2020, të përkthyer në gjuhën shqipe, atij iu lexuan në sallë pikat që e ngarkojnë atë me krime lufte.

Veseli para gjykatësit dhe prokurorëve u deklarua i pafajshëm.

“Më lejoni të deklarohem me bindje te plotë së jam plotësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.”,  u shpreh ai.

Avokati britanik Ben Emmerson, është paraqitur virtualisht në seancën e parë të Kadri Veselit./21Media