Kadirov i ndaloi hyrjen Pompeos në Çeçeni dhe i vendos sanksione

TË FUNDIT

Lideri i Republikës autonome ruse, Çeçenisë, Ramzan Kadirov, sot ia ndaloi hyrjen në rajon sekretarit amerikan të shtetit, Majk Pompeo.

Ai këtë e deklaroi në një takim në Grozni pasi Departamenti i Shtetit vendosi sanksione të vizave kundër Kadirovit, gruas dhe vajzave të tij.

“E kam thirrur Pompeon për vizitë, por tani them që nuk kam të drejtë ta bëj atë. Kjo është arsyeja pse unë po e tërheq ftesën dhe njoftoj vendosje të të gjitha sanksioneve ndaj tij në rajon, si dhe ngrirjen e llogarive të tij. Kjo është e njëjta procedurë që e vendosën kundër meje,” theksoi Kadirov.

Lideri çeçen shprehu pakënaqësi për sanksionet e vendosura për familjarët e tij, duke shtuar se nëse ai ka kryer ndonjë krim, fëmijët e tij nuk kanë asnjë lidhje me të.

“Ku thuhet se vajzat e martuara janë përgjegjëse për mëkatet e babait. Çfarë lidhje ka gruaja ime me këtë? Kjo është qesharake. Ata sapo e kanë filluar fushatën e tyre parazgjedhore”, theksoi Kadirov.