Kacarska për TV21: Me fushatë negative VMRO-DPMNE-ja vetëm po dëmton vetveten

TË FUNDIT

Gjykatësja e Gjykatës Penale në Shkup, Dobrilla Kacarska, më saktësisht fotografia e saj, gjendet në një prej spoteve të fushatës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së, ndërsa për TV21 ajo thotë se kjo nuk është hera e parë që VMRO-DPMNE-ja dhe Hristijan Mickoski ta përmendin atë në fushatë.

“Me fushatë të këtillë negative vlerësoj se ml shumë dëm i bëjnë partisë së tyre. Partitë marrin para shtetërore që ta reklamojnë programin e tyre dhe kanidatët” th Kacarska për TV21.

Ajo shton se me këtë, partia po keqpërdor paratë që i marrin nga taksapaguesit.

Në spotin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së gjendet edhe fotografia e Prokurores Villma Ruskoska e cila për TV21 tha se tashmë ka dorëzuar vërejtje tek DPMNE-ja, para se të ngrisë padi ndaj partisë opozitare./TV21