Kryetarja e gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska është e habitur se si ndodhën ndryshimet në Kodin penal pa asnjë lloj obstruksioni nga asnjë parti politike e as nga opozitarja VMRO-DPMNE. Nuk e kupton se si është e mundur që për dy vite nuk mund të kompletohet gjykata Kushtetuese me gjykatës për shkak të bllokadave që krijohen ne Kuvend, ndërsa kur diçka ju duhet partive politike, gjithçka rrjedh pa problem.
“Jam me të vërtetë e surprizuar me miratimin e këtyre ndryshimeve në Kodin penal. Aspak nuk e kam ditur se po përgatiten ndryshime të tilla. Si gjykatëse shumë vjeçare në gjykatën Penale kuptohet se nuk pajtohem me ndryshime të tilla të Kodit penal sidomos jo për këto vepra penale. Megjithatë në aspektin e veprave penale dhe ndryshimeve, unë do të kisha shtuar diçka tjetër, nëse deri tash gjykatësit do të kishin sjell aktgjykim për të gjitha ato lëndë, dyshoj se do të kishte ndryshime të tilla të KP. Kuptohet se me këto ndryshime sipas asaj që lexoj në mediume sepse unë nuk i punojnë ato lëndë, do të ketë vjetërsime të një numri të madh të lëndëve që janë në Penale”, tha Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Kacarska në deklaratën e saj drejton gishtin dhe deri të kolegët gjykatës të cilët nuk kanë punuar me efikasitet në lëndët gjyqësore, gjë që sipas saj ndoshta nuk do të kishte ndryshime të tilla në Kodin penal.
Partia e Pavle Trajanov, Lidhja Demokratike nëpërmjet një kumtese shkruan se me këto ndryshime po amnistohen nga përgjegjësia penale zyrtarët aktual dhe do ta shfrytëzojnë edhe ato zyrtarë që tashmë janë të dënuar për vepra të tilla penale.
“Arsyetimet që i jep kryeministri dhe ekspertët e paguar se do të zbatohet në shpejtësi konfiskimi I pronës së funksionareve kriminel, sidomos konfiskimi I zgjeruar dhe se më shumë persona do të përgjigjen e kështu me radhë aspak nuk mbanë. Kriminelet nga pushteti pjesën më të madhe të mjeteve të vjedhur nga buxheti e transferojnë në llogari të huaja në parajsa tatimi të cilët janë të pa arritura për drejtësinë, ndërsa pasurinë e dyshimtë në Maqedoni e regjistrojnë në emër tjetër”, thonë nga Lidhja Demokratike.
Nga VMRO-DPMNE duke komentuar deklaratën e Departamentit të Shtetit Amerikan se korrupsionin mund të minojnë ambiciet strategjike të vendit, deklarojnë se kjo është vetëm një dëshmi më shumë e asaj që ata për çdo ditë po e flasin.
“Kjo është vetëm një dëshmi e asaj që për çdo ditë me radhë po flasim se LSD dhe BDI, jashtë procedurave, jashtë logjikës votuan amnisti për veten e tyre dhe për një numër të madh të krimeve të padënuara dhe skandaleve korruptive duke u frikësuar nga zgjedhjet dhe nga ajo se çka do të pasojë pas zgjedhjeve, por një do të shohim e ajo është se përgjegjësi do të ketë për të gjithë”, pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Gjatë miratimit të Kodit penal të vetmit që votuan kundër ishin deputetët nga opozita shqiptare Hysni Ismaili dhe Bastri Bajrami. Nga opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE të gjithë deputetët e pranishëm kanë votuar kundër ndërsa nga partia e Mexhitit, Lëvizja Demokratike, as deputetja Merita Koxhaxhiku dhe as Kastriot Rexhepi, nuk kanë qenë fare prezent në sallë gjatë votimit.
