Ka përfunduar pa fitues derbi i madh i Serie-A ndërmjet Juventusit dhe Milanit

TË FUNDIT

Ka përfunduar pa fitues derbi i madh i Serie-A ndërmjet Juventusit dhe Milani i vlefshmë për xhiron e katërt të këtij kampionati.

Epërsia e Juventusit pas vetëm katër minutave lojë kur një kundërsulm i shpejtë i vendasve u konkretizuar me goli nga sulmuesi spanjoll Alvaro Morata.

Ky doli të ishte goli i vetëm i 45 minutave të para edhe pse u zhvillua një lojë tejet energjike nga të dy palët.

Spektakli i madh ndërmjet dy ekipeve vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe Milani arriti që ta shënojë golin e barazimit në minutën e 76’ të ndeshjes kur Sandro Tonali e gjeti kroatin Ante Rebic në zonë pas një krosimi nga këndi i cili realizoi me kokë.

Deri në fund të ndeshjes, Milani pastaj krijoi më shumë raste shënimi me anë të Rebic, Leao e Tonalit, por që rezultati mbeti i pandryshuar.

Pas katër ndeshjeve, Milani ka 10 pikë në vendin e dytë, kurse Juventusi vazhdon pa asnjë fitore dhe ka vetëm dy pikë në vendin e 18./21Media