Partia fituese në zgjedhjet e fundit parlamentare në Bullgari që u mbajtën më 11 korrik, “Ka një popull të tillë” me 65 deputetë të siguruar, tashmë është në opozitë, ndërsa partitë tjera me 175 deputetë janë tashmë në pushtet, ka deklaruar lideri i tyre, Sllavi Trifonov. Se si do të negociojnë këto parti njëri me tjetrin, sipas tij, është punë e tyre.
“Pasi kohët e fundit jam në politikë, duket se nuk i kuptoj punët siç i kuptojnë politikanët me përvojë. Politikanët bullgar me përvojë. Disa punë siç janë konsistenca, mbajtje e fjalës, sinqeritet, kompromis, gjest, respekt, këto punë janë pjesë e jetës normale, por në politikë nuk janë! Atje këto fjalë marrin kuptim tjetër, tingëllojnë njëjtë, por e sugjerojnë në fakt të kundërtën. Po unë nuk i kuptoj këto punë. Dhe të jem i sinqertë- nuk dua t’i kuptoj, as edhe ndonjëherë do ta pranoj këtë mënyrë të sjelljes, ku ju tregoni tjetër, ndërsa veproni tjetërfare, ku gënjeshtra është e vërtetë, kompromisi është përkulje, ndërsa sinqeriteti është ndonjë marrëzi arkaike”, ka thënë Trifonov.
Ai ka pranuar se partia e tij ka tentuar të bëjë qeveri të pakicës, të cilën Kushtetuta bullgare e lejon, ndërsa si subjekt kanë bërë gjestet e nevojshme dhe kompromiset ndaj të ashtuquajturve “parti protestuese” pasi deklaruan se vetëm me mbështetjen e tyre do të realizohet qeveria.
“Zaten kjo a nuk është pesha e procesit demokratik- të ketë sundimtarë dhe logjikisht kundrejt qeverisë të ketë opozitë? Dhe tani të dashur sundimtar, ne do të jemi opozitë e juaj konstruktive…, derisa sovrani nuk vendos diçka tjetër”, ka shtuar Trifonov.
