Ka kushtuar 13 miliardë dollarë! Njihuni me “bishën” e re amerikane në Mesdhe

TË FUNDIT

Aeroplanmbajtësja më e re dhe më e përparuar amerikane, u largua të martën nga porti i Norfolk, për të nisur misionin e saj të parë ushtarak, duke iu bashkuar aleatëve.

Sipas marinës amerikane, anija USS Gerald Ford është aeroplanmbajtësja e parë që krijohet pas më shumë se 40 vitesh dhe ka kushtuar 13 miliardë dollarë. Ndërtimi i saj nisi zyrtarisht në nëntor 2009 dhe u miratua për shërbim në vitin 2017 nga presidenti i atëhershëm, Donald Trump. Përveç saj, marina ka nisur ndërtimin edhe të dy aeroplanmbajtëseve të tjera, që do të quhen USS Kennedy dhe USS Enterprise.

Sipas marinës amerikane, anija është e pajisur me teknologjinë më të fundit, përfshi edhe përdorimin e sistemeve elektromagnetike, të quajtur EMALS, ku përdoret energjia elektrike për nisjen e avionëve nga pista e anijes. Kjo mundësin shkurtimin e kohës mes nisjes së disa avionëve njëri pas tjetrit. Anija është gjithashtu e pajisur me një radar me dy breza të ndryshëm frekuencash, duke u bërë e vetmja që përdor këtë lloj radari.


SHBA dërgon në Azinë lindore destrojerin më modern, Kina “kthen kokën”
USS Gerald Ford grupi i anijeve më të vogla që e shoqërojnë do të kryejë operacione me vendet partnere dhe sipas marinës, do të vendoset kryesisht në Oqeanin Atlantik dhe Detin Mesdhe. Kohëzgjatja e secilit mision do të jetë më pak se standardi për aeroplanmbajtëset, që është gjashtë muaj.

Marina amerikane tha në një deklaratë se në operacionin e saj të parë do të përfshihen rreth 9000 personel ushtarak nga 9 shtete, 20 anije dhe 60 avionë. Shtetet pjesëmarrëse në këtë stërvitje ushtarake janë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe Suedia.

error: Content is protected !!