Klubi i Hendbollit “Alkaloid” në të ardhmen do të performojë në sallën në Autokomandë, ku pas rinovimit të tërësishëm, kjo sallë do të jetë baza e “bardhë-bluve”. Në këtë sallë, lojtarët do t’i zhvillojnë stërvitjet e tyre, do të luhen ndeshjet e superligës, por do të performojnë edhe ekipet e të rinjve dhe do të zhvillohen hendbollistë të rinj. Në ngjarjen e promovimit foli edhe drejtori gjeneral i Alkaloidit, Zhivko Mukaetov, i cili tha se projekti vazhdon sipas qëllimeve të parapërcaktuara dhe ndërton diçka të mirë për sportin maqedonas.
“Së pari duhet të kemi besim në vetveten, duhet t’u besojmë atyre që na rrethojnë në ekip. Duhet të besojmë në maqedonasin nëse duam të bëjmë diçka siç duhet. Ja, këtu janë këta fëmijë dhe këtë jemi duke e ndërtuar së bashku”, tha Zhivko Mukaetov, drejtor gjeneral i “Alkaloidit”.
