Juventusi fillon bisedimet me Sassuolon për Locatellin

TË FUNDIT

“Zonja e Vjetër” tejet e interesuar për mesfushorin italian.

Gjiganti i Serie A Juventusi ka filluar bisedimet me skuadrën e Sassuolos për mesfushorin Manuel Locatelli, e konfirmon “Goal”.

Locatelli ka qenë ndër lojtarët kyç të Italisë këtë Euro 2020, duke shënuar dy gola, në fitoren e Italisë kundër Zvicrës, dhe ndër lojtarët më të mirë të Sassuolos në sezonin që lamë pas të Serie A.

Juventusi dëshiron ta transferojë Locatellin në formë huazimi me obligim për ta transferuar në mënyrë permanente, ku mbrojtësi Radu Dragusin do të kaloj tek Sassuolo si pjesë e marrëveshjes, pasi që kjo e fundit ka pranuar që të përfshihet edhe forma e shkëmbimit të lojtarëve.

Në sezonin 2020/21, Locatelli bëri 34 paraqitje në Serie A, duke regjistruar katër gola dhe tre asistime për skuadrën e Sassuolos.